Berberi nga Suhareka, qeth vetëm dhëndurët…në kombi (Video)

Shpërndaje

Berberi nga Suhareka, qeth vetëm dhëndurët…në kombi (VIDEO).Korab Elshani nga Suhareka është berberi i cili shkurtimin e flokëve e bën në kombi.

Ideja i erdhi gjatë kohës së pandemisë, atëherë kur të gjithë lokalet u mbyllën.

Ajo cka e bën të veçantë, është se Elshani bën shkurtimin e flokëve të burrave që do të martohen, shkruan Klankosova.tv.

Ai tregoi se është gati për sezonin e dasmave dhe tregoi se më aktiv është në territorin e Prizrenit, Suharekës dhe disa fshatrave të Rahovecit.