Berisha: Sot hapëm dyert e blinduara të dyshes Basha-Rama, por na pengoi gazi. Protesta në të gjithë vendin

Shpërndaje

Ish-kryeministri Berisha është duke mbajtur një konferencë për shtyp pak orë pas përfundimit të protestës për marrjen e selisës së PD-së. Berisha tha se sot u përjetua qëndresa e madhe e demokratëve dhe se ata u konfirmuan si opozita e vetme në vend.

“Përjetuam një betejë për të qendruar opozita e vërtetë e shqiptarëve, të vendosur për të mbrojtur pluralizmit politik në Shqipëri, si edhe për t’u përballur me binonim Rama-Basha”, tha Berisha duke këmbëngulur se protesta e sotme ishte paqësore.

Berisha tha se pasi nuk e mbajti dot selinë me personat që kishte brenda, thirri sipas skenarit të parapërgatitur për ndihmë narkopolicinë, të cilët ndërmorën një terror të paparë ndonjëherë ndaj demokratëve në protestën e tyre paqësore.

Ish-kryeministri tha se protesta kishte detyrë që të hapte dyert e blinduara nga Basha.

“Protesta i hapi dyert”, tha Berisha.

Ai tha se pavarësisht forcës së pashembullt që përdori policia, dhe veprimeve të Bashës, që ai e quajti tradhtar, kjo nuk e dëmtoi shprtin e protestës së demokratëve.

“Sot u përballëm me regjimin e ri në Shqipëri që ka arritur në atë shkallë sat ë caktojë edhe opozitën. Basha zëvëndësoi sot Çuçin e familjes. U bë minstri i Brendshëm i Edi Ramës në raport me demokratët”, tha Berisha.

Ish-kryeministri tha se do të vendoset në ditët në vijim se kur do të zhvillohet protesta e radhës për marrjen e selisë së PD-së. ai u shpreh se ata nuk po luftonin për një godinë, por për opozitën kundër regjimit të Ramës.

“Ju garantoj se e gjithë Shqipëria do të kthehet në një vend protestash”, tha ai. /abcnews.al