Borë në Arabinë Saudite, vendasit e festojnë me valle popullore

Shpërndaje

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon se si e festojnë banorët vendas në Arabinë Saudite rënien e borës. Edhe pse në malin Tabuk reshjet e borës nuk janë fenomen shumë i rrallë, këtë herë, vendasit u lumturuan nga surpriza dhe e festuan me një valle popullore, ku të gjithë bashkë kërcyen në borë.