Dimitrov: Nuk kam besim tek Bujar Osmani!

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri në largim për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot deklaroi se nuk ka besim tek ministri aktual i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në lidhje me bisedimet me Bullgarinë, përcjell TV21. Dimitrov tha se ka përshtypjen se Osmani është i gatshëm të negocioj me Sofjen zyrtare në çdo çmim.

“Po, nuk kam besim të plotë te ministri i Jashtëm, kolegu i deritanishëm, duke pasur parasysh përvojën time si në koordinimin e brendshëm, ashtu edhe në kontaktet me BE-në dhe përfaqësuesit e institucioneve evropiane në Bruksel. Kam një ndjenjë që ka një “shtytje” për sukses me çdo kusht dhe mendoj se nuk është mirë. Ndoshta e kam gabim dhe shpresoj të gaboj”, ka thënë Dimitrov.