“Do pushtojmë Prizrenin” – Serbët marshojnë me këngë ultra-nacionaliste rrugëve të Bosnjes
Të dielën me 9 janar, serbët në Bosnjë kanë shënuar festën kombëtare të Republikës së tyre autonome, duke sfiduar ndalimin e përkujtimit të një gjykate të lartë dhe sanksionet amerikane të vendosura ndaj liderit të tyre Milorad Dodik këtë javë.
Gjatë marshimit nëpër rrugët e Bosnje dhe Hercegovinës, dhjetra serbë kanë kënduar këngë nacionaliste provokuese.
Ngjarje të njëjta janë parë edhe në Novi Pazar, ku jeton një shumicë e madhe myslimane.
Sipas redaktorit të gazetës “politikanews”, Georgio Konstandi, kënga në fjalë bën thirrje për pushtim të disa prej qyteteve kryesore të shteteve fqinje të Serbisë, përfshirë Prizrenin, Dubrovnikun, Cetinjen dhe Nevesinjen.
Pas publikimit në rrjetet sociale, pati dhjetra komente që thuhej që janë të njëjtat këngë që këndoheshin në marshimet e ushtrisë serbe gjatë luftërave dhe gjenocidit ndaj popujve të ish-Jugosllavisë.
Në muajt e fundit, Dodik ka shprehur vazhdimisht shpresën se “miqtë e vërtetë” të serbëve – Rusia, Kina dhe kampionët e demokracisë joliberale brenda Bashkimit Evropian – do të shërbejnë si mburoja e tij kundër “tiranisë” së demokracive perëndimore.
Ndërkaq Bosnja dhe Hercegovina kanë një legjislaturë me 2 dhoma dhe një presidencë me 3 anëtarë, nga një përfaqësues të tre grupeve kryesore etnike. Megjithatë, pushteti i qeverisë qendrore është shumë i limituar dhe vendi është i decentralizuar në shkallë të lartë.
Tensionet kanë qenë në rritje prej muajsh, pasi Dodik vuri në lëvizje planin për t’u tërhequr nga institucionet qendrore të vendit, përfshi ushtrinë, gjyqësorin dhe sistemin e taksave.
Lëvizja solli sanksione nga Shtetet e Bashkuara. Washingtoni akuzoi Dodik se po kërcënon Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit, që i solli fund luftës në Bosnje në 1995.
Ndryshe, me 9 janar të vitit 1992, serbët e Bosnjës shpallën krijimin e shtetit të tyre në Bosnje dhe Hercegovinë. Kjo ndezi një luftë shkatërruese gati katërvjeçare, e cila çoi në vdekjen e rreth 100,000 njerëzve./Telegrafi/
Serb ethnic nationalists chant along to a popular Serbian song (still sung/applauded to on major Serbian talent shows). The song calls on Serbs to conquer Prizren (🇽🇰), Dubrovnik (🇭🇷), Cetinje (🇲🇪), Nevesinje (🇧🇦). A chilling cry that, as recently as the 1990s, preceded genocide. https://t.co/0DpzQfBO7I
— Georgio Konstandi (he/him) (@georgiokon) January 9, 2022