E moshuara në Fier humbi jetën nga acari, Rama replikon me komentuesit

Shpërndaje

Liljana Sema kishte tre ditë që kishte ndërruar jetë nga i ftohti kur u gjet e pajetë nga vëllai i saj Baçi Gjoleka mbrëmjen e djeshme në Fier.

Kryeministrit Edi Rama i është përmendur ky rast nga një komentues në komente në rrjete sociale. Kreu i qeverisë i është përgjigjur

Komentuesi: Prsh z.kryeministër nuk ka ardhur koha për gjera pa vlerë por shiko hallet e popullit ….. si shembull po ju përmend rastin që e lexova sot. Një zonje nga Fieri paska ndërruar jetë nga i ftohti arsyeja është sepse ju ka kishit prerë dritat ajo jetonte vetëm…… këto shiko e jo gjera pa vlerë

Përgjigjia e Ramës: Kurse unë mendoj te shikosh me vëmendje kanalet ku informohesh, sepse ka infeksione të mëdha nëpër rrjedhat e tyre dhe bëhet njeriu të flasë me vete nga ato që lexon e dëgjon, ndërsa pyetësori është pikërisht për hallet e popullit, kështu që hidhi një sy dhe jepe opinionin tënd në linkun https://keshillimikombetar.al/

Liljana jetonte në kushte të vështira, në një banesë thuajse të shkatërruar dhe çfarëdo që të binte jashtë hynte dhe brenda. I vëllai bashkë me nipin e treguan për mediat se 66-vjeçares kishte dhjetë ditë që i kishin hequr energjinë elektrike pasi nuk kishte pasur mundësi që ta paguante. Ajo ka tre fëmijë, që janë jashtë.