Fatmir Limani dhe Arjanit Hoxha në një takim në Shkup, çka po bisedohet?’

Shpërndaje

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha është parë sot në një takim me Fatmir Limanin, kandidatin e pavarur për komunën e Kërçovës në zgjedhjet e fundit.

Foto është dërguar në adresë të INA nga dëshmitarë të këtij takimi që është zhvillu në një lokal të njohur në Shkup.

Së fundi janë shtuar zërat se tanimë po bisedohet për angazhimin politik të Limanit në Lëvizjen BESA. Por gjithçka ende është jozyrtare.

Limani ishte kandidat i pavarur në zgjedhjet e fundit lokale në Kërçove ku grumbulloi afër 5000 vota si dhe lista e tij e këshilltarëve siguroi 3 mandate në Këshillin Komunal.