Ka ndërruar jetë veprimtari i njohur nga Tetova Rafi Halili
Ka ndërruar jetë veprimtari i njohur nga Tetova Rafi Halili
Rafi Halili u lind më 11.10.1950 në fshatin Gajre të Tetovës, klasën e katërt e mbaroi në fshatin e lindjes, për të mbaruar shkollimin fillorë në shkollën fillore Liria ne Tetovë, u rit në një famije të fisme punëtore! Si fëmijë ishte i zgjuar, i zhdërvjelltë dhe kurioz për gjithçka që e rethonte. Shkëndijat e para të atdhedashurisë i ndjeu nga tregimet dhe historitë që dëgjonte nga burri i hallës Bajram Veliu, një person në moshë të thyer trim dhe bujar në shtëpinë e të cilit në Tetovë dhoma e burrave vazhdonte traditën ku diskutoheshte për çështjet kombëtare, ku dëgjoheshin histori për, Ilirët, për Skenderbeun, për Ismail Qemalin.
Rafi Halili gjatë vitit të dytë të shkollimit të mesëm kah fundi i vitit 1967 kur u morrë përherë të parë nga policia jugosllave. Në të njetën kohë policia arrestoi dhe shokun e tij të bankës dhe idealit Gafur Lokun i cili i kishte ndihmuar në këtë çështje. Në burgjet jugosllave gjatë hetimit ai përjetoi torturat e para nga më çnjerezoret që mund t’i bëheshin një të riu i cili nuk ishte kriminel por thjeshtë patriot i pashoq. Pas hetimit ai merrë dënimin me 20 ditë me kusht (dënim për të mitur). Pas kësaj Rafiu ndiqej ngado nga policia, dhe në demostratat e vitit 1968 ai me shokët të tij morri pjesë dhe ishte ndër demostruesit më të ri.
Dy ditë pas demostratës së 22 Nëntorit 1968 policia arreston për herë të dytë Rafi Halilin me akuzën për pjesmarrje në demostrata të dhunshme , për propagandë armiqsore dhe për përpjekje për tu lartësuar figura e Enver Hoxhës me thirjet e tij Rroftë Enver Hoxha, Poshtë tradhëtarët.
Në vitin 2001 krismat e para të lirisë i priti i ngazëllyer dhe edhe pse me shëndet të rënduar ai morri Sharrin përpjetë për të ju bashkuar Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për t’a vazhduar rrugën e idealit e tij jetësor.
Rafi Halili ka ndërruar jetë sotë ndërsa varrimi do të bëhet nesër e Shtunë në ora 15:30 në varezat e qytetit të Tetovës.