Kroatët nderojnë luftëtarët kosovarë që luftuan në luftën e Kroacisë (Video)
Arif Krasniqi dhe Shemsedin Morina kanë marrë shtetësinë kroate, si shenjë respekti për kontributin e tyre si ushtarë gjatë luftës në Kroaci.
Kjo u realizua gjatë së premtes, në Ambasadën e Kroacisë në Kosovë, ku mori pjesë edhe ambasadorja Danijela Barisic.
Dy ish-luftëtarët u shprehën të lumtur dhe krenarë me këtë rast.
Të drejtë aplikimi për shtetësi kanë të gjithë ata që morën pjeë në këtë luftë, teksa të njëjtit duhet të dijnë për historinë, kulturën dhe traditat kroate.