Kryeministri Kovaçevski bashkë me delegacionin qeveritar në vizitë zyrtare në Bullgari

Shpërndaje

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot do të vizitojë Sofjen, ku do të udhëheq delegacionin qeveritar në vizitë zyrtare të Republikës së Bullgarisë në kuadër të së cilës është paraparë edhe mbajtja e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Delegacioni qeveritar i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka arritur në orët e pasdites gjatë ditës së sotme, ku është pritur në mënyrë solemne me ceremoni me nderimet më të larta shtetërore në sheshin “Aleksandar Nevski”.