Kryeministri Kurti bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, në 16 – vjetorin e vdekjes së tij.
Në nderim të tij, kryeministri bashkë me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, vendosën një kurorë me lule të freskëta.
Presidenti Ibrahim Rugova është Presidenti i parë i Kosovës, i zgjedhur me votë popullore, më 24 maj të vitit 1992 dhe mandej është sërish presidenti i parë i Kosovës së çliruar, i zgjedhur në Kuvend të Kosovës, më 4 mars të vitit 2002. Doktor Ibrahim Rugova, para se të ishte President ishte intelektual i angazhuar, njëri paqësor dhe i qetë, racional dhe humanist, tha Kryeministri Kurti.
Ai dha kontribut tejet të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore dhe gjithashtu në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, deklaroi ai.
Më tej kryeministri Kurti tha se sivjet, kur ne e shënojmë 16 – vjetorin e vdekjes së tij, në të njëjtën kohë, jemi në një vit kur do ta shënojmë edhe 20 vjetorin e tij si president në Kosovën e lirë, më 4 mars dhe gjithashtu 30 vjetorin e tij si president i parë, më 24 maj.
Lajmi: Kryeministri Kurti bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova