Ish-truproja i Rugovës gjunjëzohet para varrit të tij (Video)

Shpërndaje

Ish-truproja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukshin Haliti, është gjunjëzuar para varrit të ish-presidentit në 16-vjetorin e vdekjes së tij.

Në një video të publikuar nga kallxo.com, shuhet Haliti duke iu afruar varrit të Rugovës në gjunjë.

Ndryshe, sot homazhe te varri i Presidentit Historik kanë bërë shumë figura politike. Në mesin e atyre që kanë shkuar për homazhe janë edhe Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.