Ushtarët e FSK-së realizojnë portretin e Komandantit Legjendar, ADEM JASHARI (Video)

Shpërndaje

Në vigjilje të Epopesë së UÇK-së dhe 5 Marsit – Ditës së Kazermës ” Adem Jashari”, 820 ushtarë të FSK-së, në poligonin e kazermës, realizuan portretin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, ideuar nga piktori i njohur Besart Gashi dhe realizuar nga nënoficeri, Vesel Raci.

Adem Jashari është figura më e ndritshme e historisë së re të Kosovës, simbol i luftës për liri dhe pavarësi. Realizimi i portretit të tij nga ushtarët është një tregues i fuqishëm i përjetësisë së frymës së tij dhe ndikimit që ai ka pasur me flijimin për lirinë e Kosovës.

“Marshojmë pas teje Komandant, të pandalshëm, të pathyeshëm, triumfues, përjetësisht, dje, sot, nesër, në shpirt – fryma juaj, në trup – forca juaj, në mendje – vizioni juaj. Përjetësisht, Adem Jashari, emblema dhe flamuri ynë”, është shkruar në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook, e cila e ka publikuar këtë video.