KUJDES! Stuhia po vjen… temperatura EKSTREME në vend! Të martën shkojnë në -23°C

Shpërndaje

Vendi ynë do të përfshihet nga temperatura që do të kapin ekstremin e minus 23 gradësh celcius. Duke nisur nga sonte deri javën tjetër, vendi ynë dhe gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, do të përfshihet nga stuhia “Elpis”.

Deri më tani raportohet se më së shumti nga moti i keq do të “goditet” juglindja e vendit, më konkretisht zona e Librazhdit, Korçës dhe Bulqizës. Por temperaturat e ulta do të karakterizojnë të gjithë vendin, përfshi edhe ato bregdetare.

Për shkak të temperaturave të ulëta që do të përfshijnë vendin, Ministria e Arsimit ka pezulluar mësimin gjatë tre ditëve të para të javës së ardhshme nga 24-27 janari, ndërkohë që asnjë nga autoritetet e tjera nuk kanë marrë masa që të përballojnë valën e stuhisë. Në Vlorë termometri pritet të zbresë nën zero ndërsa në Durrës do të jetë vetëm 1 gradë Celsius.

Kliko KËTU