Kurti: Nuk ka zgjidhje optimale, sepse kriza është e thellë

Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të thirrur për shtrenjtimin e energjisë elektrike tha se nuk ka zgjidhje optimale, pasi sipas tij kriza është e thellë.

“Nëse nuk do të kishim rritjen e konsumit që ka pasuar nga heqja e blloktarifës deri më sot, do të ishim shumë më pak të ndjeshëm gjatë krizës së jashtme gjatë këtyre muajve. Konsumi minimal është rritur, i vetmi lajm i mirë është rikthimi i Bllokut 2. Importi ka rënë përgjysmë me rikthim të Bllokut 2. Nuk ka zgjidhje optimale, sepse kriza është e thellë”, tha Kurti.

Tutje, Kryeministri tha se kurrë s’ka pasur më shumë qytetarë sesa në 4 vjetët e fundit që nuk e dinë sesa paguajnë për rrymë.

“Pos rritjes së çmimeve, në vitin 2021 në Kosovës është shënuar rritje e ndjeshme e kërkesës për energji elektrike, gjë qe ka cenuar edhe sigurinë e furnizimit. Kurrë s’ka pasur më shumë qytetarë sesa në 4 vjetët e fundit që nuk e dinë sesa paguajnë për rrymë”, shtoi Kurti.