Maqedonia e Veriut dhe zyrtarisht pjesë e treshes-kryesuese me OSBE-në

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në ditën e parë të punës së vitit të ri, përmes Konferencës tematike për media e shënoi hyrjen e Maqedonisë së Veriut në treshen kryesuese të OSBE-së. Treshja kryesuese me organizatën përbëhet nga kryesuesja e vitit të kaluar, Suedia dhe kryesuesja e sivjetme Polonia.

“Kam kënaqësinë që si aktivitet të parë këtë vit t’i prezantoj njerëzit e Ministrisë të cilët janë më meritorët edhe për marrjen e besimit që kryesojmë me OSBE-në; këta janë të njëjtit të cilët do ta bartin barrën më të madhe të kësaj sfide – këta janë diplomatët – një pjesë e tyre janë këtu pas meje, ndërsa një pjesë në misionet nëpër Përfaqësitë tona diplomatike; njerëzit që janë pjesë të grupit punues ose të a.q. “Task Force” të cilët do të ngarkohen për kryesimin tonë të sukseshëm me organizatën”- tha Osmani.

Postimi i plotë:

👉 Fillimi i vitit për ne është fillimi i detyrimeve si pjesë e Trios kryesuese me OSBE-në 🇸🇪 🇵🇱 🇲🇰, por edhe fillimi i marrjes së kryesimit me Grupin e Partnerëve Mesdhetar. Ky është rast i mirë që ta prezantoj edhe ekipin nga MPJ që do të mbajë barrën e presidencës me #OSBE2023.

👉 Kryesimi me OSBE-në, në vitin 2023 është vepra më e rëndësishme e politikës së jashtme të vendit që nga pavarësia e deri më sot. Njëherazi, do të jetë edhe një proces i brendshëm transformues. Nga konsumator, ne bëhemi politikëbërës dhe kontribuues i politikave në nivel botëror.

👉 Inverzioni i këtillë i roleve është mundësi e re për pjekurinë tonë të brendshme institucionale dhe politike; por në të njëjtën kohë, paralelisht me ekspozimin global, kjo është edhe mundësi për ta forcuar imazhin e vendit përmes afirmimit të vlerave dhe vizioneve tona.