RajoniTop Lajme

Meta dekreton 6 marsin për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki

Shpërndaje

Pak para mesnatës presidenti Ilir Meta ka dekretuar datën 6 mars për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki të vendit.

“Dekretoj 6 marsin si datë të zgjedhjeve të pjesshme lokale”, u shpreh Meta në një emision televiziv.

Më herët kreu i shtetit, pasi priti në një takim kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se janë dy data mundësitë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki, shkruan A2.

“Dy data janë, 27 shkurti dhe 6 marsi. Meta nuk kërkon datë, por jep një datë. Për mua, më e rëndësishmja është KQZ-ja, pasi ajo do të merret me zgjedhjet dhe nuk është diçka e lehtë. Këto zgjedhje janë nga Thethi deri në Lushnjë”, tha Meta për gazetarët pas takimit me Ballën.