MaqedoniTop Lajme

Mickoski: Mandatari i cili do ta propozojë Qeverinë nuk ka kredibilitet të negociojë

Shpërndaje

Mandatari i cili do ta propozojë përbërjen e Qeverisë nuk ka kredibilitet të negociojë në emër të popullit të Maqedonisë për identitetin e vet. Pres të dëgjohet zëri i VMRO-DPMNE-së si partia më e madhe politike në vend, deklaroi Hristian Mickoski.

VMRO-DPMNE, theksoi ai, është parti politike me numër më të madh të deputetëve dhe e ka legjitimitetin që zëshëm të flasë posaçërisht kur bëhet fjalë për identitetin nacional maqedonas, ndërsa qëndrimet e veta, tha, do t’ia kumtojë edhe Petkovit.

“Shohim se nga Bullgaria fqinje në bazë ditore mohohet identiteti nacional maqedonas, madje kjo po ndodhë në vigjilje të festave më të mëdha ortodokse”, tha Mickoski.

Ai nuk pret zhvendosje lidhur me marrëdhëniet maqedonase-bullgare pas qasjes së re të paralajmëruar nga Sofja dhe kërkon aksion diplomatik nga partnerët evropianë që vendi t’i fillojë negociatat me BE-në.

I pyetur për të komentuar deklaratën e Sllavi Trifonovit që SHBA-ja t’i heqë vizat për shtetasit bullgarë, lideri i VMRO-DPMNE-së thekson se në ditët në vijim ka deklarata të ndryshme prej, siç tha, komedianit Trifonov, të cilat janë demantuar nga partnerët e tij të koalicionit në Qeveri.

Në pyetjen se çka pret nga mandatari dhe cilat janë pritjet e tij në planin politik në vitin 2022, ai thekson se nga njeriu i cili përvishet të jetë mandatar, e më pas ta ketë legjitimitetin e popullit nuk pret asgjë tjetër përveç se vazhdim të politikave të zaevizmit.

Pret që këtë vit të ketë zgjedhje dhe kjo, tha, duhet të ndodhë sepse duhet t’i jepet mundësia popullit të zgjedhë qeveri politike ashtu siç e dëshiron.