RajoniTop Lajme

Njësia Speciale vendoset në veri të vendit, autoblinda të shumta janë parë afër Zveçanit (Foto)

Shpërndaje

Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë parë sot në pjesën veriore të Kosovës.

Autoblindat e Njësisë Speciale janë parë tek sa janë vendosur afër Zveçanit, saktësisht rreth 6 kilometra nga baza e policisë në jug të Mitrovicës.

Pamje nga atje ka sjellë RTV Dukagjini, ku shihet se pjesëtarët e policisë janë duke e monitoruar situatën.Kujtojmë se sot në orët e mëngjesit një grup i qytetarëve serb ishin tubuar për të kundërshtuar kështu moslejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.

Policia ka deklaruar për Telegrafin se tubimi ka përfunduar pa incidente, derisa ka bërë të ditur se për në orën 12:00 është paralajmëruar mbajtja e një proteste tjetër.

Në këtë tubim prezent ishte edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, deputeti Igor Simiq, si dhe kryetarët e komunave veriore të vendi.

Rakiq tha se do të vendosin reciprocitet në veri të vendit nëse Qeveria e Kosovës nuk e lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të shtunën (15 janar) kanë miratuar një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

Sipas rezolutës, mbajtja e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës, “cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me normat e praktikat ndërkombëtare”.