NPK-Tetovë me apel tek qytetarët: “Mos i digjni kontenjerët” (Foto)

Shpërndaje

NPK TETOVA-Tetovë ka bërë apel tek qytetarët e komunës së Tetovës që të jenë të kujdesshëm gjatë hudhjes së mbeturinave sepse djegia e mbeturinave ndotë ajrin dhe është në dëm të shëndetit tonë.

Postimi i plotë i NPK “TETOVA” Tetovё”:

Të dashur qytatarë, është e treta herë gjatë kësaj javë që në qytetin tonë ekipet e zjarfikësve lokalizojnë zjarr në kontinjerët e mbeturinave , kjo vjen si pasojë e moskujdesjes sonë gjatë hudhjes së mbeturinave dhe me pak që duam të besojmë është se e njejta mund të bëhet me qëllim.

Djegia e tillë e mbeturinave lëshon tymë e blozë që ndotin ajrin dhe janë shumë të dëmshme për shëndetin tonë, si dhe te ketë edhe pasoja tjera.

Apelojmë qytetarët që maksimalisht të jenë të kujdesshëm gjatë hudhjes se mbeturinave sidomos kur bëhet fjalë për mbetjet të cilat mund të shkaktojnë zjare.