Osmani: Brenda disa ditëve do të kemi propozim për ambasador në Sofje
Ministri për Punë të Jashtme Bujar Osmani në një deklaratë për BTV paralajmëroi se për disa ditë do të kemi propozim për ambasador në Bullgari.
Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Sofja, ministri Osmani vlerësoi se është gabim që gjatë këtyre viteve Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka pasur ambasador në Bullgari, por ka shfaqur shpresën se këtyre ditëve kjo do të ndodhë.
Ambasadori i fundit i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bulgari ishte Marjan Gjorçev, mandati i të cilit përfundoi në mars të vitit 2020.