“Përçahen” shqiptarët e Maqedonisë, qytetarët e Kumanovës në seli me Bashën, kundërpërgjigjen tetovarët: O Sali mos u tut, ke Tetovën si barut

Shpërndaje

Protesta e nesërme e thirrur nga Sali Berisha duket se ka përçarë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, pasi një pjesë janë me Bashën dhe një pjesë tjetër me Berishën.

Gazetari Artan Hoxha pak ditë më parë tregoi se në mbrojtje të Bashës ka ardhur një grup nga Kumanova, të cilët u panë edhe në një foto të publikuar ditën e djeshme në selinë e PD-së. Ndërkohë në mbështetje të Berishës do të jenë qytetarët nga Tetova.

Në postimin e Berishës kanë komentuar disa tetovarë, të cilët thonë se do të vijnë në protestë në mbështetje të ish-kryeministrit. “O Sali mos u tut, e ki Tetovën si barut:, shkruan njëri prej tyre.