Rama me shqiptarin që jeton në Florida: Amerikën e kam shtëpi, por Shqipërinë e kam atdhe!
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman’ është takuar me një shqiptar. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se Albi është lindur në Florida dhe i ka thënë se edhe pse Amerikën e ka shtëpi, Shqipërinë e ka atdhe.
Postimi nga RAMA:
Me Albin, durrsakun e lindur në Florida, që shërben në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, i cili thotë, “Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe”🇦🇱❤️🇺🇸