Raufi: Vendimi i Supremes për “Lagjen e Trimave” është i padrejtë (Video)

Shpërndaje

Avokati Naser Raufi e cilëson si të padrejtë vendimin e Gjykatës Supreme për rastin “Lagja e Trimave”, me të cilin pamundësohet rigjykimi i kësaj lënde. Në një prononcim për gazetën LAJM, Raufi, tha se Supremja ka refuzuar të gjitha ankesat e të dënuarve dhe palës mbrojtëse ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit.

“Ne si palë mbrojtëse ende nuk kemi pranuar aktgjykimin, por këtë vendim e kanë pranuar të dënuarit dhe unë e kam këtë vendim prej tyre. Sipas rregullorës së Gjykatës, fillimisht vendimin e pranojnë të dënuarit pastaj ne avokatët. Sipas informacioneve të mia, të dënuarit vendimin e kanë pranuar ditën e premte, ndërsa mendoj që pala mbrojtëse, sot do e pranojë. Ky është një vendim i shkurtë është prej katër faqe e gjysëm dhe praktikisht refuzohen ankesat që i kemi dorëzuar ne dhe të dënuarit kundër vendimit të Apelit. Vendimi assesi nuk është i drejtë pasi e dini se asnjë provë e palës mbrojtëse nuk është e pranuar”, tha avokati Naser Raufi.

Prononcimin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.