Rekord i ri, kapet shoferi që voziste me 224 km/h në rrugët e Maqedonisë

Shpërndaje

Herët në mëngjes, në magjistralen Shtip- ShënNikollë, një vozitës 25-vjeçar ka thyer rekordin e shpejtësisë së kapur me matës digjital. Edhe pse në atë pjesë të rrugës shpejtësia maksimale e lejuar është deri në 130 km në orë, shoferi i ri ka vozitur me 224 km/orë.

Policët rrugor arritën ta ndalojnë dhe t’i vendosin gjobë. Deri në Vitin e Ri, rekordi i vendosur nga matësit e policisë ishte 210 km/orë.

Shoferi i shpejtë i cili ka “fluturuar” nga Shtipi për në Shën Nikollë është njëri nga gjithsej 407 vozitës të cilët kanë lëvizur mbi shpejtësinë e lejuar dhe kanë shkelur normat e sigurisë për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, njoftoi MPB.