Sejdiu: Nga sot zgjidhet problemi me mbeturinat në komunën e Zhelinës
Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu sot në konferencën për shtyp njoftoi qytetarët se nga sot, edhe zyrtarisht mbeturinat e amvisërive dhe afarizmit do të grumbullohen, transportohen dhe deponohen në lokacionin e siguruar nga kompania dhe lajmi i mirë është që ky lokacion është jashtë territorit të komunës së Zhelinës.
Njoftimi nga Komuna e Zhelinës:
ROBLEMIN ME MBETURINAT, E ZGJODHËM!
Të nderuar bashkëqytetarë,
Sot, kemi nderin që të japim një lajm tjetër shumë të rëndësishëm për të gjithë, pra zgjidhjen e problemit me mbeturinat.
Një problem shumë i vjetër e që kërkonte zgjidhje afatgjate, u përmbyll me sukses.
Pas një procesi të gjatë dhe me punë intensive sot shënojmë një ditë të madhe për Komunën e Zhelinës, sepse nga sot e tutje komuna jonë do të jetë e pastër dhe pa deponi ilegale. Ju bëjmë me dije qytetarëve në përgjithësi e sidomos banorëve të fsh.Dëbërcë se nga sot, fshati juaj nuk do jetë më stacion deponie.
Kjo problematikë ka qenë e trashëguar dhe shumë e ndjeshme për qytetarët tanë, dhe si e tillë nuk ka qenë e lehtë të menaxhohet, por falë angazhimit dhe insistimit tonë permanent, arritëm që kësaj problematike t’i japim fund.
Marrëveshja me operatorin e ri do të jetë për 20 vitet e ardhshme, dhe me këtë konaiderojmë se kemi arritur që qytetarëve tanë t’ju sigurojmë ambient të pastër, duke menaxhuar me mbeturinat e ekonomive familjare në mënyrën më të mirë të mundëshme.
Kjo Marrëveshje ka qenë e bazuar në një studim fisibiliteti, dhe si e tillë u është propozuar këshilltarëve të komunës së Zhelinës, për të cilën gjë edhe i falenderoj për vetëdijen që përkrahën këtë iniciativë në seancën paraprake.
Nga sot, edhe zyrtarisht mbeturinat e amvisërive dhe afarizmit do të grumbullohen, transportohen dhe deponohen në lokacionin e siguruar nga kompania dhe lajmi i mirë është që ky lokacion është jashtë territorit të komunës së Zhelinës.
Gjithashtu, në çdo vendbanim do të ketë pika të caktuara ku do të vendosen kontonjer special për grumbullimin e plastikës dhe mbetjeve elektronike në veçanti.
Kompania do të ketë dy pikë-pagesa edhe atë një në Zhelinë dhe një tjetër në Grupçin.
Me këtë ne realizojmë premtin e dhënë që banorëve të komunës se Zhelinës të ju siguriojmë ambient të pastër, pa deponi dhe menaxhim adekuat të mbeturinave sipas standardeve evropjane.