Sela: BDI nuk e ka kryeministrin shqiptar, Alternativa nuk ka legjitimitet

Shpërndaje

Më shumë sonte përdoret fjala legjitimitet e cila me të drejtë përdoret, shkruaan Alsaat.

Nëse flasim për legjitimitetin si koncept Qeveria e ka humbur edhe mandatari po ashtu e ka humbur. Është e vërtet se mandatari nuk ka dalë vet të kërkojë besim nga qytetarët dhe ai nuk ka obligim ndaj tij.

Ai i cili e nxiti debatin për këtë është kryeministri në ikje, ndërsa ne si opozitë e kemi të drejtë tu themi se kjo Qeveri nuk ka legjimitet.

“BDI premtoi se do të ketë kryeministër të parë shqiptar me mandat 4 vjeçar i cili ende nuk është. E tani arsyetohet se do të ketë kryeministër të parë shqiptar në 100 ditët e fundit të Qeverisë. Por vetë e dëshmoni se nuk keni legjitimitet. Faktori i tretë është Alternativa e cila nuk ka marrë legjitimitet për të mbajtur BDI-në në Qeveri”, deklaroi Ziadin Sela.