Sela-Meta: Nuk duhet lejuar shpopullimin e trevave shqiptare nga të rinjtë

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot ka realizuar një takim miqësor me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Postimi i plotë nga Sela:

Bashkë me nënkryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z.Elmi Aziri, takuam presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta me të cilin biseduam për situatën politike, zhvillimet në rajon dhe procesin integrues. Biseduam për një Ballkan më stabil, më të integruar, më të zhvilluar dhe më afër BE-së. Temë kryesore ishte edhe liria e qytetarëve dhe si ata të jenë më afër perëndimit.

Postimi i plotë nga Meta:

Me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pata një bisedë të ngrohtë për situatën politike në vendet tona, ecurinë e proceseve integruese dhe zhvillimet në rajon.
Vlerësuam se duhet të bëjmë çdo përpjekje për të mos lejuar shpopullimin e trevave shqiptare nga të rinjtë, që meritojnë të gjitha mundësitë dhe hapësirat për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në vendet e tyre.