Aksidentohet kamioni në Maqedoninë e Veriut (Foto)

Shpërndaje

Një kamion me targa të Turqisë ka pësuar aksident në afërsi të terminalit të vendkalimit kufitar Deve Bair, pasi është rrokullisur shkaku i mospastrimit të rrugës nga bora.

Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Ky aksident ka shkaktuar kolona të gjata duke bërë që shoferët që qarkullojnë në këtë aks rrugore të presin deri në 5 orë.