Snopçe: Sela rrëzoi Gruevskin! Ai duhet të mbetet në krye të ASh-së

Shpërndaje

Debat i ashpër në ClickPlus në TV21 mes deputetes së BDI-së Arta Bilalli-Zendeli dhe deputetit të ASh-së, Halil Snopçe. Deputetja e BDI-së, Bilalli-Zendeli pyeti Snopçen nëse do të jep dorëheqje kryesia e Aleancës për Shqiptarët në krye me Ziadin Selën pas zgjedhjeve të humbura.

Snopçe u përgjigj duke thënë se vijon Kongresi i partisë, ndërkaq personalisht mendon se Ziadin Sela duhet të vazhdojë të jetë lider i ASh-së.

“Unë mendoj se Ziadini është edhe lider i të ardhmes, duke u bazuar në arkivat historike të veprave që ka bërë sepse ai kryesori për rrëzimin e Gruevskit, VMRO-së dhe BDI-së, pra jo BDI, por Ziadini ishte kryesori, pra duke u bazuar në të kaluarën, duke bashkëvepruar me të tashmen, jam i prirur të besoj se e ardhmja e Aleancës për Shqiptarët dhe të shqiptarëve në përgjithësi në Maqedoni është pikërisht Ziadin Sela”, tha mes tjerash Snopçe.