Spitali Modular në Tetovë, qytetarët kërkojnë të largohet
4 muaj nga djegaj e Spitaliit Modular në Tetovë ku humben jetën 14 persona, ende as një përgjegjësi.
Prokurori ende nuk ka hapur ndonje hetin me arsyne se pret analizat nga ekspertet gjerman.Spitali modular i djegur vazhdon të jetë një ankth për tetovarët pasi e njejta edhe pas pesë muajve nuk është larguar. Qytetarët kërkojn që e njejta të largohet dhe të zbardhet shkaku i djegjes dhe dikush për këtë situat duhet të ketë përgjejgësi.
“Këto gërmadhat kur i shohim ne na trishtojnë çdo ditë. Kjo s’është pamje e mirë as për ne për mëhallën e as për popullin. Trishtim i madh ka qenë atë natë, shumë, s’di çka të them, nuk funksionon asgjë, duhet patjetër të hiqet të pastrohet kjo.”, tha një qytetar.
“Ne çdo ditë kalojmë këtu kjo është rruga jonë, duhet të hiqet kjo po, por në fillim dikush të merr përgjegjësi përse u dogjën këto njerëz, përse ndodhi kjo, se nuk është hera e parë, ndodhi edhe autobusi në Bullgari askush përgjegjës, a do merret ndonjëherë përgjegjësi në këtë shtet apo jo”, u shpreh një qytetar.
“Është detyrë e institucioneve kjo, normal që na trishton kjo kështu”, tha një qytetar.
Të kontakuar permes telefonit udhëheqësia e re e Spitalit të Tetovës thonë se deri sa nuk ka leje nga Prokuroria e Tetovës për heqjen e të njejtës ne nuk mund ta largojm.
“Kemi diskutuar për heqjen e këtij objekti dhe nuk mungon vullneti nga ana jonë për ta larguar të njëjtin, pas çka i jemi drejtuar me shkrim prokurorisë së Tetovës, për të na informuar nëse është ende objekt hetimi i prokurorisë apo jo. Megjithatë, nga ana e prokurorisë na është sugjeruar që të mos preket deri në ardhjen e raportit të ekspertëve gjermanë”, thonë nga Spitali i Tetovës.
Ndërkoh nga Ministria e shëndetësis kanë deklaruar se heqja e Spitalit Modular është nënën kompetencat të Spitalit të Tetovës. Ndersa nga ekspertiza e eksperteve gjerman që u be nuk ka as nje detaje lidhur me rastin ne fjal.