Nga 1 janari fatura më të larta për rrymë? Kovaçevski: Ata që shpenzojnë pak, do të paguajnë më pak

Shpërndaje

Nga Qeveria kohëve të fundit vazhdimisht sigurojnë se nga 1 janari nuk do të ketë rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike. Edhe pse EMV ka ofruar çmim më të lartë për rrymë për 13% ndaj EVN-së, kreu i EMV-së, Vasko Kovaçevski në “Click Plus” në TV21, pohon se kjo nuk do të ndikojë për rritje të faturave të konsumatorëve.

“Të dy çmimet që i kemi ofruar nuk do të shkaktojnë rritje të çmimit të fundit ndaj konsumatorëve. Ne do të mundësojmë që KRrE më lehtë të sjellë vendim, çmimi i fundit për konsumatorët të mos rritet, ose atë që e paralajmëruan ministri i ekonomisë Bekteshi dhe kryeministri Kovaçevski, se dy blloqet e para, blloku 1 dhe 2, të kenë ulje të çmimit”, tha Vasko Kovaçevski, drejtor i EMV-së.

Kovaçevski tha se përllogaritjet për këtë vit tregojnë se për 27% është rritur prodhimi i energjisë elektrike krahasuar me vitin e kaluar. Kapacitetet janë vjetërsuar, thotë ai, por më e rëndësishme është që të ruhen kapacitetet aktuale.

“Blloku 3 parashihet që të punojë deri në fund, përkatësisht deri në vitin 2023, kjo do të thotë se ai duhet të jetë blloku i fundit që do të mbetet në funksion, andaj më shumë investohet në të. Transformatori i ri është me karakteristika më të mira edhe në pjesën e transferimit të energjisë elektrike por edhe në pjesën e uljes së humbjeve të energjisë elektrike. Për të njëjtin, për disa vite, brenda 7-8 viteve, vetëm me kursime të energjisë elektrike do të paguhet vlera e blerjes së tij”, shtoi Kovaçevski.

Drejtori i EMV-së thotë se edhe pse ka krizë serioze energjetike, rrymë do të ketë, dhe sipas tij, restrikcionet nuk janë opsion.