Zelensky: SHBA-ja po përgatit edhe 45 miliardë dollarë për Ukrainën

Shpërndaje

Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski, sot i njoftoi ambasadorët ukrainas se SHBA-ja po përgatit 45 miliardë dollarë për Ukrainën dhe sigurinë globale.

Zelenski pas kthimit nga Uashingtoni përsëri i foli publikut në Kiev dhe premtoi fitore në luftën me Rusinë, ndërsa ambasadorët ukrainas i njoftoi se SHBA-ja po përgatit edhe një pako të ndihmave për Ukrainën në vlerë prej 45 miliardë dollarë.

Presidenti ukrainas e falënderoi Holandën për ndihmën e premtuar prej 2,65 miliardë dollarë, që vitin e ardhshëm do të investohet në rinovimin e infrastrukturës së shkatërruar dhe furnizim të pajisjes ushtarake.

Sulmet ruse ndaj infrastrukturës ukrainase vazhdojnë edhe sot, ndërsa gjatë 24 orëve të kaluara humbën jetën të paktën gjashtë civilë, përderisa 18 janë plagosur, njoftoi sot Qeveria ukrainase.