Takimet Shkup-Sofje, Petkov do të raportojë para Kuvendit bullgar
Kryeministri bullgar Kiril Petkov të premten do të raportojë para deputetëve në Kuvendin e Bullgarisë për rezultatet nga vizita e tij në Shkup, javën e kaluar, si dhe nga takimi i qeverive të dy vendeve që u mbajt dje në Sofje.
Siç transmeton BGNES, referimi i Petkovit do të mbahet me kërkesë të partisë më të madhe opozitare Qytetarë për zhvillim evropian të Bullgarisë (GERB), partia e ish-kryeministrit bullgar Bojko Borisov, ndërsa tema do të jetë pika e parë e mbledhjes plenare të Kuvendit.