“Ti me katër klasë shkollë”, Silva Gunbardhi shpërthen ndaj Mandi Nishtullës

Shpërndaje

Debatit të nxehur të dy artistëve të njohur, Mandi Nishtullës e Silva Gunbardhit në seancën e ndërmjetësimit ”Shihemi në Gjyq” i shtohen edhe akuzat për shpifje e falsitet.

Gjatë kësaj rubrike të emisionit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Mandi akuzon Silvën se kontratat të cilat ai ka firmosur janë false pasi nuk merr asnjë qindarkë të fitimeve të këngës, në ndryshim nga këngëtarja.

Silva Gunbardhi: E mora si sfidë në vetvete që të gjithë ata njerëz që e kishin keqpërdorur emrin e Mandi Nishtullës do bëheshin pishman për atë që kishin bërë.

Mandi Nishtulla: Dhe erdhe e më more firmën pastaj që mos ta merrte njeri këngën.

Silva Gunbardhi: Mandi, të të bëj një pyetje? Kur ti ke firmosur te Alfred Sula, ka qenë Silva Gunbardhi?

Mandi Nishtulla: I paska dhënë Alfred Sulës të drejtat e shfrytëzimit. Këto janë shpifje.

Silva Gunbardhi: Mandi, kur ti ke firmosur te Alfredi, unë kam qenë mor vëlla? O Mandi, kam qenë unë kur ke firmosur me Alfred Sulën?

Mandi Nishtulla: I ke kontratat fallco moj Silva.

Silva Gunbardhi: O Mandi, atë e përcakton gjykata, nuk e përcakton ti me katër klasë shkollë. Edhe unë nuk e them ‘fallco’ o Mandi që kam mbaruar me 9.5 për Drejtësi dhe nuk e them. Të lutem, boll akuzove dhe dëgjo se ke nevojë të dish se nuk di o Mandi. Nuk po flas për kontrata, po flas për anën njerëzore. Ana njerëzore është mbi çdo kontratë, Mandi Nishtulla./ Tv Klan