Tuntev: Dezinformatë është se Nazarbaev me aeroplan në Bishkek ka ateruar nga Maqedonia e Veriut

Shpërndaje

Dezinformatë është se ish presidenti i Kazakistanit, Nursulltan Nazarbaev ka ikur me aeroplan, që në Bishkek, Kirgistan ka arritur nga Maqedonia e Veriut, thonë për MIA-n nga MPJ.

Drejtori i Agjencisë për lundrim civil, Tomisllav Tuntev për MIA-n deklaroi se më 7 janar ka pasur fluturim nga Shkupi për aeroportin Manas në Bishkek, me ç’rast aeroplani ka ardhur nga Stambolli dhe ka fluturuar për në Bishkek.

Ai sqaroi se bëhet fjalë për biznes fluturim të paralajmëruar dhe të miratuar të aeroplanit të tipit “bombardier global ekspres” nga operatori turk, që i plotëson të gjitha kushtet dhe kërkesat, respektivisht e ka parashtruar tërë dokumentacionin e nevojshëm që të marrë leje nga autoritetet e aviacionit të Maqedonisë së Veriut.

Agjencia ruse RIA Novosti dje transmetoi lajm në mediumet lokale në Kazakistan se dy aeroplanë privat, gjoja të familjes Nazarbaev, kanë ateruar në aerportin “Manas”, në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek, prej të cilëve njëri ka qenë nga Maqedonia e Veriut.