VMRO-DPMNE: Zaev dhe Ruskovska të merren në pyetje pas dëshmisë së babait të “Boki-13”
Vetë Mile Jovanovski, babai i Bojan Jovanovskit, tha se Zoran Zaev ishte ulur në krye të rrjetit të “Haraçit”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.
“Ai theksoi se Zaev ka urdhëruar dhe menaxhuar prokurorinë dhe gjyqësorin. Jovanovski tha se Zaev ka dërguar mesazhe me urdhra se kujt i janë kthyer pasaportat. Në të njëjtën kohë, ai dëshmoi se si i kishte thënë Zaevit dhe e paralajmëroi Bojan Jovanovskin se ndaj tij është raportuar një rast haraçi”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga atje shtojnë se nëse kjo është e vërtetë do të thotë se as reketimi nuk ka qenë i mundur pa Zaev dhe as drejtësia me Vilma Ruskovskën.
Nga OBRM-PDUKM vlerësojnë se pas dëshmive të Mile Jovanovskit në “Haraç”, pyetja kryesore është se pse prokuroria nuk i ka thirrur në pyetje Ruskovskën dhe Zoran Zaev.