Momenti kur nxirren të plagosurit nga lokali në “Don Bosko”, një i vdekur

Shpërndaje

Një i vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci i të shtënave me armë që tronditën pasditen e sotme Tiranën, në këtë fillimvit. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet.

Abcnews.al ka siguruar pamjet ekskluzive nga vendi i ngjarjes. Nga pamjet shihet momenti kur janë nxjerrë nga lokali të plagosurit, ndërsa viktima ndodhet ende brenda në lokal.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se autorët kanë qëlluar nga jashtë drejt lokalit ku ishin personat e ulur në tavolinë. Dyshohet se është kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi, ndërsa shihet se janë thyer totalisht xhamat e lokalit.

Si pasojë një prej personave që ndodhej në tavolinë ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tre të tjerët janë dërguar në spitalin e Traumës. Sakaq, ngjarja ka shokuar banorët dhe klientët në lokal, të cilët kanë qenë dëshmitarë.

Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar, ndërsa policia ka ngritur postblloqe.