LVV tregon se çka bëri Qeveria Kurti për dy vite: “Nuk ka vjedhje, zhvatje, hajni…, Ka shtet sepse s’ka banda”

Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje sërish ka publikuar një video përmes së cilës promovon sukseset e Qeverisë Kurti.

Në videon e postuar në faqen e saj zyrtare Lëvizja Vetëvendosje, tregon se “Çka ka çka s’ka këto 2 vite?”

“Nuk ka vjedhje, zhvatje, hajni. Pasurim të politikanëve nga politika. Nuk ka pasurim të bizneseve dhe familjeve të lidhura me pushtetin. Nuk ka nënshtrim dhe nuk ka nënshkrim kundër Republikës së Kosovës”, shkruan LVV, transmeton Telegrafi.

Më tej në postim LVV tregon se çka është bërë për këto dy vite.

”Ka shtet sepse s’ka banda. Ka zhvillim sepse s’ka hajni. Ka vizion sepse s’ka mësymje private. Ka shtet sepse ka shoqëri, ka qytetari. Ka REPUBLIKË!”, shkruan LVV.

Ndryshe, partia në pushtet, jo rrallë përmes video postimeve në Facebook, tregon punën e Qeverisë Kurti, por edhe sulmon pushtetin e kaluar në Kosovë.

Postimi nga LVV:

Çka ka çka s’ka këto 2 vite?
Nuk ka vjedhje, zhvatje, hajni. Pasurim të politikanëve nga politika.
Nuk ka pasurim të bizneseve dhe familjeve të lidhura me pushtetin.
Nuk ka nënshtrim dhe nuk ka nënshkrim kundër Republikës së Kosovës.
Ka shtet sepse s’ka banda.
Ka zhvillim sepse s’ka hajni.
Ka vizion sepse s’ka mësymje private.
Ka shtet sepse ka shoqëri, ka qytetari.
Ka REPUBLIKË!