50 euro shtesë edhe në janar për të gjithë punëtorët e sektorit publik

Shpërndaje

Me vendim të Qeverisë së Kosovës nga 50 Euro shtesë në pagë do të vazhdojnë të ndahen për punëtorët e sektorit publik edhe në muajin janar.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ka qenë premtim i qeverisë që të paguhet kjo shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, që pritet të nisë në shkurt.

Shtesat nga 50 euro për sektorin publik, për përballjen e inflacionit, pati nisur në shtator pas grevave.

Nga 50 euro u paguan çdo muaj shtesë deri në dhjetor e tash me vendimin e ri edhe në janar.