VMRO-ja kushtëzon takimin Mickoski-Kovaçevski

Shpërndaje

VMRO-DPMNE-ja ka disa kushte me të cilat do të pranonte një takim të kreut të saj Hristijan Mickoski me kryeministrin e ardhshëm Dimitar Kovaçevski.

“Nëse ka një ftesë të tillë për takim, ajo do të pranohet me kusht që të diskutohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare si e vetmja zgjidhje e qëndrueshme dhe e përgjegjshme për qytetarët, përmbajtja e përgjigjeve të kërkesave 5 plus 1 të Bullgarisë. qëndrime dhe pika të ndryshme në të cilat do të përfshihej një bisedë për temën e luftimit të krimit dhe korrupsionit.” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Kovaçevski një ditë më parë, për Tv Telma, kishte thënë se ndër gjërat e para pasi të votohet qeveria e re do të jetë takimi me kreun e opozitës Mickoski.