Vuçiç në Turqi, Erdogan e pret me ceremoni madhështore

Shpërndaje

Me një ceremoni madhështore e ka pritur presidenti turk Recep Tayyip Erdogan homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç në Ankara.

Pavarësisht reshjeve të borës në Turqi, Erdogan kishte organizuar një ceremoni pritjeje zyrtare, ku fillimisht parakaluan mbi kuaj përgjatë presidencës. Pas himnit të Turqisë të dy presidentët u drejtuan drejt Presidencës ku do të zhvillohet takimi. Pamjet e pritjes i ka publikuar në rrjete sociale vetë Erdogan.

Vizita e Vuçiç në Turqi vjen një ditë pasi Erdogan ishte në një vizitë zyrtare në vendin tonë, ku u prit dhe përcoll nga kryeministri Edi Rama.