Ziadin Sela përkujton Arbën Xhaferin në 74 vjetorin e lindjes së tij

Shpërndaje

Ziadin Sela përkujton Arbën Xhaferin në 74 vjetorin e lindjes së tij

Kryetari Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka përkujtuar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare kryetarin e ndjerë Arbën Xhaferi, me rastin e 74 vjetorit të lindjes së tij, duke përkujtuar kështu veprën e Arbën Xhaferit.

Sela ka shkruar se me vete mban udhëzimet dhe këshillat e Arbën Xhaferit dhe se ato i ka frymëzim për tërë jetën.

Postimi i plotë:

“Çdo shoqëri ka heronj dhe oportunistë, flijues dhe utilitaristë. Gjithmonë oportunistët përpiqen të konsumojnë atë që kanë siguruar heronjtë” – Arbën Xhaferi
Sot përkujtojmë ditëlindjen e Kryetarit Arbën Xhaferi! Na mungon kudo i nderuar! Jam vërtetë i bekuar që kam pasur një mik, një kryetar si ju. Edhe pse nuk jeni më këtu, unë mbaj me vete udhëzimet dhe këshillat tuaja dhe ato i kam frymëzim për tërë jetën! Nderim dhe mirënjohje për ju!, ka përfunduar postimin e tij në facebook kreu i ASH-së Ziadin Sela.