Ahmeti: Ta mbajmë me krenari Plisin e bardhë

Shpërndaje

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka marrë pjesë në “Ditën e Plisit” në nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ahmeti tha se Plisin duhet ta mbajmë me krenari i cili është simbol i lashtësisë së indit tonë kombëtar.

Më poshtë statusi i plotë i Ahmetit:

Në këngë e valle kemi ruajtur historinë dhe kujtimin për heronjtë, përmes tyre dhe Plisit bota mbarë njeh të kaluarën dhe kulturën tonë.

“Dita e Plisit” në nder të 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës tashmë për vite me rradhë prezanton me mjeshtëri të lartë artistike trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe peshën e madhe të simboleve të identitetit tonë kombëtar. Uroj që të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim të jetë ambasadori më i mirë i vlerave tona kulturore.

Të mbajmë me krenari Plisin e bardhë, simbol të lashtësisë së indit tonë kombëtar!