MaqedoniTop Lajme

Ambasada e Ukrainës në Shkup me apel: Mediat të verifikojnë informatat para se t’i publikojnë

Shpërndaje

Ambasada e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut u ka bërë apel mediave të vendit që t’i verifikojnë me kujdes informatat që i publikojnë dhe të shfrytëzojnë burime të verifikuara.

Nëpërmjet një komunikate për media, ata përcjellin qëndrimin e MPJ-së së Ukrainës, e cila u është drejtuar gjithë partnerëve ndërkombëtare me ape të dënojnë granatimin e Stacionit Luganska dhe Vrubivska në rajonin Luganska nga ana e militantëve.

“Për vetëm disa orë, incizimi i granatimit, i cili u publikua në faqen e Operacionit të Forcave të Bashkuara (OOS), propagandistët rus e shfrytëzojnë në mënyrën e vet. Kështu, “lajmet në kanalin e parë” të Rusisë, e publikuan videon nga pres – shërbimi i OOS në atë mënyrë që ushtarët ukrainas gjoja kanë qëluar nddaj njërit ndër vendbanimet e territorit të ORLO”, thuhet në kumtesën e Ambasadës së Ukrainës.

Edhe gazeta ruse “Komskolskaja Pravda” ka shtrembëruar informatat dhe fotografitë nga videot nga granatimi i kopshtit janë publikuar me titull “Ukraina organizoi granatim të një kopshti në Donbas”.

Nga ambasada ukrainase në Shkup thonë se, Federata Ruse ka treguar cinizëm të nivelit më të lartë, me atë që jo vetëm që nuk e fshehin krimin e vet, por edhe për të njëjtin e akuzojnë palën e kundërt.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës dhe Ministria e Brendshme sot organizoi edhe udhëtim në vendin e ngjarjes në rajonin Luglanska për mbi 20 media perëndimore, të cilët duhet të përcjellin informata nga tererni çka ka ndodhur me të vërtetë më 17 shkurt në Stacionin Luganska.

Shërbimi i mbrojtjes së Ukrainës veç më ka hapur procedurë penale për granatimin e objekteve civile në rajonin Luganska.

Komandanti suprem i forcave të armatosura në Ukrainë, koloneli gjeneral Valerij Zaluzhnij në deklaratë për media theksoi se në disa vendbanime nga territoret e okupiara përkohësisht, posaçërisht në Donjeck, planifikohet evakuimi i popullsisë lokale për shkak të përkeqësimit të mundshëm të situatës.

Nga Ambasada e Ukrainës në Shkup e përcjeliin njoftimin zyrtare të forcave të armatosura ukrainase se i janë përmbajtuar strikt marrëveshjeve nga Minsku dhe normave të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe nuk planifikojnë operacione ofansive apo të shtëna ndaj civilëve. Asionet e forcave ukrainase janë jashtëzakonisht të karakterit mbrojtës.