Arrihet marrëveshja, paga minimale do të jetë 18.000 denarë
Alsat mëson se sonte është arritur marrëveshje dhe paga minimale do të rritet në 18.000 denarë. Kjo njëherit ishte edhe kërkesa e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM).
Marrëveshja u arrit pas një sërë takimesh mes përfaqësuesve të Sindikatës, punëdhënësve dhe Qeverisë. Mbledhja akoma po vazhdon. Pas përfundimit të saj priten deklarata për media.
Para fillimit të mbledhjes, kryetari i LSM-së Darko Dimovski tha se paga minimale duhet të rritet në 18.000 denarë, për shkak të rritjes së çmimeve të prodhimeve. Nga ana tjetër punëdhënësit u pajtuan për shumë më të vogël dhe kërkuan subvencione nga shteti.