Vaksinimi në Tetovë, vetëm në Shtëpinë e Shëndetit

Shpërndaje

Në Tetovë nga dita e sotme procesi I imunizimit, gjegjësisht vaksinimi kundër Covid-19 do të zhvillohet vetëm në Shtëpinë e Shëndetit- Tetovë, ndërsa pika për vaksinim në Qendrën e Kulturës nuk do të funksionojë, informojnë nga Instituti Shëndetësor Shtëpia e Shëndetit -Tetovë.

“Në Shtëpinë e Shëndetit Tetovë do të zhvillohet aplikimi i dozës së parë, rivaksinimi dhe doza e tretë”, njoftojnë nga Shtëpia e Shëndetit Tetovë.