LAJMI I FUNDIT: Sërish shpërthim në veri

Shpërndaje

Një shpërthim i radhës sapo është dëgjuar në veri të vendit.

Ende nuk ka informata nëse shpërthimi i dëgjuar ishte nga ndonjë shok-bombë apo mjet piroteknik, shkruan “Mitropol”.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje për shpërthimin dhe lokacionin e saktë të tij.

Disa nga banorët e veriut thanë për “Mitropol” se shpërthimi u dëgjua gjithandej veriut.

Këto veprime vijnë pas vendosjes së forcave të rendit në veri, pasi tri ditë më parë dyshohet se kriminelët serbë shkaktuan rreth gjashtë shpërthime nëpër veri.