Pacolli mirëpret n’konak Ahmetin dhe ekipin e tij

Shpërndaje

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka qenë nikoqir i kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe disa ministrave nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Pacolli ka publikuar një fotografi nga shtëpia e tij në Hajvali ndërsa thotë se ishte kënaqësi që mirëpriti Ahmetin me bashkëpunëtorët e tij.

Postimi nga Pacolli:

Nder dhe privilegj që të mirëpres kryetarin Ali Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij, Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, ministrat Kreshnik Bekteshi, Fatmir Besimi, Jeton Shaqiri dhe sekretarin e BDI Faton Ahmeti. Me kryetarin Ali Ahmeti kemi bashkëpunuar në kapacitete të ndryshme. Qetësia dhe maturia e tij ka shërbyer jo vetëm në ngritjen dhe fuqizimin e popullit shqiptar në Maqedoni, por edhe në konsolidimin e paqes dhe sigurisë në rajonin tonë. Është shumë e rëndësishme që të jemi të bashkuar në momente të rëndësishme.