ASH mbështet protestën kundër kazinosë afër çerdhes në Tetovë
Nga Aleanca për Shqiptarët sot theksuan se mbështesin protestën e së martës të paralajmëruar nga Lëvizja Anti-bixhoz pas informatave për hapjen e kazinos në afërsi të çerdhes për fëmijë “Teteks” në Tetovë. Nga kjo parti njoftojnë se
“Sot jemi këtu për t’iu përgjigjur thirrjes së Lëvizjes Anti-Bixhoz drejtuar partive politike për të mbështetur protestën kundër hapjes së kazinos në afërsi të çerdhes “Teteks”. Andaj, publikisht, ftojmë të gjithë anëtarët, sipmatizantët e Aleancës për Shqiptarët, si dhe të gjithë qytetarët e Tetovës dhe jo vetëm, pa dallime partiake që të martën në ora 14:00 në mënyrë masovike, të marrin pjesë në protestën e organizuar nga qytetarët dhe mbështetur nga Lëvizja Anti-Bixhoz”, tha deputeti i ASH-së.
Ai shtoi se deputetët e Aleancës për Shqiptarët do të vijojnë edhe betejën institucionale për të ndryshuar Ligjin për lojërat e fatit.
“Ditëve në vazhdim do të dorëzojmë amendamentet tona për t’i larguar kazinotë dhe bixhozin jashtë vendbanimeve. Paraprakisht do të takohemi edhe me drejtuesit e Lëvizjes Anti-Bixhoz, për të kordinuar qëndrimet tona dhe kërkesat e tyre dhe për të fituar bashkë me qytetarët këtë betejë jetike për të ardhmen e shoqërisë tonë. Mjaft luajtën bixhoz me të ardhmen e fëmijëve tanë! Është koha të bashkohemi dhe të shpëtojmë nga këto dukuri devijonte dhe fatale për shoqërinë”, tha Adnan Neziri, deputet i Aleancës për Shqipëtarët.